Leonora Jakupi ka njoftuar se do të publikojë videoklipin e ri me 17 Shkurt.
Projekti i ri muzikor i këngëtares së pëlqyer vjen me rastin e tetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kënga është punuar nga producenti Don Arbas, ndërkohë që pritet të vijë në bashkëpunim me Gold Ag.
Ana vizuale është realizuar nga 2B Studio.
“Tetë vjet pavarësi! ‘Pushkë e çifteli’, këngë e re, video e re”, shkruan në Instagram. /Telegrafi/



