Shpërthen Elbasan Rashani, shënon het-trik në debutim

PUBLIKUAR

Elbasan Rashani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij tek gjiganti norvegjez Rosenborg.

Sulmuesi i talentuar i Përfaqësueses së Kosovës ka treguar se sa vlen qysh në ndeshjen e parë me fanellën bardh e zi.

Rashani e ka nisur nga minuta e parë sfidën miqësore mes Rossenborg dhe skuadrës tjetër norvegjeze Kristiansund, që ka përfunduar 7:3 në të mirë të vendasve.

Dhe padyshim ylli i kësaj sfide ka qenë sulmuesi vushtrrias që ka shënuar tre gola në debutimin e tij.

Golin e parë Rashani e realizoi në minutën e 29-të, ndërsa të dytin në minutën e 62-të.

Për golin e tretë dhe het-trikun e parë me fanellën e Rosenborgit, Rashani shënoi 15 minuta para fundit të ndeshjes.

Kujtojmë që Elbasani është pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës dhe shënoi golin e dytë ndaj Shqipërisë në ndeshjen vëllazërore që përfundoi baras 2:2. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...