Morata ia siguron fitoren Juventusit ndaj Spezias

PUBLIKUAR

Juventusi ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Serie A, pasi sonte mposhti Spezian e Rey Manajt.

Skuadra e Massimiliano Allegrit fitoi si vendase me rezultatin minimal 1:0, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Alvaro Morata në minutën e 21-të.

Te Spezia sonte për 76 minuta luajti sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, por nuk arriti të lë gjurmë.

Juventusi renditet i katërti në tabelë dhe tani ka 53 pikë, kurse Spezia pozicionohet e 16-ta me 26 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...