Ligjvënësi amerikan i shkruan presidentit Biden, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

PUBLIKUAR

Kosova duhet të pranohet në NATO, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, thotë një ligjvënës amerikan.

Në një letër dërguar presidentit amerikan Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, Ritchie Torres, pohoi se Kosova është aleat besnik i SHBA’së dhe duhet t’i bashkohet NATO’s për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon.

“Më 27 shkurt, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, bëri thirrje për ‘pranim të përshpejtuar në NATO”. Për më tepër, më 3 mars, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën i bën thirrje qeverisë që të nis negociatat për anëtarësim në NATO”, shkroi Torres.

“Derisa Rusia vazhdon të sillet si një aktor irracional dhe Serbia forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë, është kritike që ne të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën për t’iu bashkuar NATO’s”, thotë ai.

Si bëhet anëtarësimi në NATO?

“Politika e dyerve të hapura” të NATO’s bazohet në dokumentin themelues të Aleancës, sipas të cilit, anëtarësimi në NATO është i hapur për çdo “shtet evropian që është në gjendje t’i çojë përpara parimet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut”.

Sipas kësaj politike, çdo vendim për zgjerimin duhet të merret “me marrëveshje unanime”.

Për t’u anëtarësuar në Aleancë, vendet pritet t’i respektojnë vlerat e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të plotësojnë disa kritere politike, ekonomike dhe ushtarake, të përcaktuara në Studimin e Zgjerimit, të vitit 1995.

Këto kritere përfshijnë një sistem politik demokratik, të bazuar në një ekonomi tregu; trajtimin e drejtë të popullatës pakicë; angazhim për të zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore; aftësinë dhe vullnetin për të dhënë kontribut ushtarak në operacionet e NATO-s, si dhe përkushtim ndaj marrëdhënieve dhe institucioneve demokratike civilo-ushtarake.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...