Haradinaj: Kryeministër kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në NATO, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se situata është serioze, teksa ka shtuar se aplikimi për anëtarësim duhet bëhet sa nuk është bërë vonë.

“Kryeministër kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.  Kryeministër Kurti, bëj kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në NATO.  Mos u vono se situata është më serioze se sa mund të kujtosh!  Retorikat publike për anëtarësim nuk janë të mjaftueshme. Vepro sipas procedurave e në formë institucionale”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. /Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...