Kurti: Ne nuk kemi trima pushtimi, por dëshmor çlirimi

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e rreshtimit të njësive ushtarake të FSK-së për epopenë e UÇK-së, ka thënë se vendi ynë nuk ka trima pushtimi, por dëshmor çlirimi.

Kurti në fjalimin e tij, ka folur për kontributin e UÇK-së në çlirimin e vendit.

“Nuk duhet të ndërtojmë paqe të korruptuar. Ne nuk kemi trima pushtimi, por dëshmor çlirimi. Ne synuam integritet territorial për hir të paqes, aktualiteti dëshmoi se ne kishim të drejt”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryeministri po ashtu foli edhe për dialog, ku tha se nuk duan dialog të imponuar pasi që ai sjell vetëm konflikte.

Gjithashtu, Kurti u deklarua edhe një herë për situatën në Ukrainë.

“Nëse Ukraina nuk do të rezistonte, edhe uniteti evropian nuk do të ishte i mundur. Urojmë që Ukraina të mos jetë as Bosnje dhe as Kosovë, të mos ketë spastrim etnik, as masakra, as dhunime…”, tha ai.

I pranishëm në ceremoni ishe edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...