Muhamet Bajrami “METI” pas këngës së fundit të cilën ka arritur një numër rekord klikimesh ne YouTube me këngën “Ah Dashnia”.
Ai sot gjatë ditës ka paralajmëruar se ka përfunduar xhirimet e klipit të ri me MProduction.
“Sot përfunduan xhirimet me MProduction Publik i dashur me se larti deri në fund të javës do të lëshohet premiera e një super baladë dhe besoni që ia vlen pritja që keni bërë “tha meti.
I kontaktuar nga redaksia “Meti” nuk ka dashur të zbuloi shumë rreth projektit të ri për të cilin tashmë ka filluar.
“Nuk dua të flas shumë rreth kësaj, besoj se pas suksesit të arritur nga kënga e fundit, është një motiv për mua për të vazhduar më tutje”, tha Meti.
Burime të gazetës kanë thënë se meti është duke përgatitur një këngë ku do të jetë një super baladë, por me kë do të jetë kjo baladë pritet të shohemi./LipjaniNews/



