Gjykata e Pejës ngre akuzë ndaj 14 serbëve për krime lufte në Kosovë

PUBLIKUAR

Gjykata themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër 14 serbëve të Klinës për të cilët dyshohet se kanë kryer krime të rënda të luftës gjatë vitit 1999 në Kosovë, njoftojnë mediet serbe.

Në të njëjtën kohë, ndaj këtyre personave është lëshuar fletarrest, që tashme ndodhet në secilin stacion policor në Kosovë, përfshirë edhe pikat kufitare dhe aerportin e Prishtinës.

Mediet serbe raportojnë se Gjykata e Pejës e mori këtë vendim në bashkëpunim me prokurorinë specialë për krime lufte të Kosovës.

Akuza që i ngarkon serbët nga Klina dhe rajoni i Pejës, nëse konfirmohet, mund të rezultojë me shumë vite burg për ta.

“Disa të akuzuar tashmë ndodhen jashtë Kosovës, ndërsa për disa tjerë nuk dihet se ku janë duke jetuar”, thuhet në fleltarrest, të cilin e ka parë Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.

Ka të akuzuar që ndodhen jashtë Serbisë.

Avokati Lubomir Pantoviq ka thënë se Prokuroria Speciale ka shumë lëndë me të cilat po hetohen serbët për krime lufte në Kosovë dhe ky rast e konfirmon një gjë të tillë.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...