Hoxhaj u bën thirrje shqiptarëve të Malit të Zi: Votojeni Abazoviqin për kryeministër

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka komentuar mandatimin e Dritan Abazoviqit në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se në këto kohë të vështira, kur Ukraina po përballet me agresionin rus dhe Perëndimi me sulm ndaj demokracisë, shqiptarët në rajon duhet tash më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët të rajonit dhe kundër autokratëve të tillë si Putini.

“Një kryeministër shqiptar në krye të Malit të Zi! 👏 Në këto kohë të vështira, kur Ukraina po përballet me agresionin rus dhe Perëndimi me sulm ndaj demokracisë, shqiptarët në rajon duhet tash më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët të rajonit dhe kundër autokratëve të tillë si Putini. Miqtë e mi, deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, duhet të japin votën e tyre për Dritan Abazoviqin dhe t’i japin fund ndikimit rus e forcave të errëta të shovenizmit të mykur serb. 🇽🇰🇲🇪🇦🇱”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...