Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor, i dyshuar për veprën penale “fajdeja”

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në vazhdën e hetimeve intensive ndaj grupit të dyshuar për fajde dhe detyrim, ka arrestuar edhe një i pandehur E.D., (zyrtar policor)  i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.

Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake.
“Prokuroria Themelore në Pejë është duke vazhduar hetimet intensive për grupin e arrestuar (18 persona gjithsej deri në këto momente) javë me parë për veprat penale të lartcekura, deri  në  ndriçimin e plotë të këtyre  çështjeve  penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...