Abdixhiku kërkon aplikimin e menjëhershëm për anëtarësim në NATO

PUBLIKUAR

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se tash e tetë ditë siguria e Evropës është në rrezik, pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, shkruan Gazeta Express.

I pari i LDK-së tha se siguria e kontinentit është vënë në peshoren e siç e ka cilësuar ai, tiranisë së Kremlinit.

 

“Sot jemi në ditën e tetë të tronditjes botërore si reflektim ndaj këtij agresioni. Tash e tetë ditë siguria e kontinenti tonë është vënë në peshoren e tiranisë së Kremlinit mes kërcënimeve për luftë nukleare e diktatoreve që nuk zgjedhin mjet e forcë për të shtypur popuj me forcë”, tha ai.

Abdixhiku tha se në Ukrainë nuk po mbrohen vetëm themelet e pavarura të një shteti por edhe vlerat e lirisë e paqes.

“Në Ukrainë tash e tetë ditë po mbrohen jo vetëm themelet e pavarura të një shteti dhe jo vetëm e drejta e një populli për të caktuar fatin e vet larg shtypjes, por në Ukrainë tash e tetë po mbron të gjitha vlerat njerëzore të lirisë, paqes, të së drejtës”, tha ai.

Më tutje, lideri i LDK-së theksoi se agresioni i Rusisë në Ukrainë ka bashkuar edhe më shumë Bashkimin Evropian dhe NATO’n.

“Përballë një agresioni të tillë të paprecedent në Evropë qysh nga luftërat e ish-Jugosllavisë, pati një reagim të unifikuar në masë dhe të zëshëm të gjithë botës demokratike. Asnjë ngjarje e mëparme që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore nuk ka arritur që të bashkojë kaq, shpejt, kaq zëshëm e kaq qartë botën demokratike. Ky bashkim solli sanksione, ekonomike, politike, kulturore e sportive”, tha më tutje ai.

Abdixhiku tha se Kosova me të drejtë është rreshtuar krah vendeve perëndimore në qëndrimet e tyre për Ukrainën.

“Kosova natyrshëm dhe me të drejtë u rreshtua në krahë të vendeve demokratike. Si vend i vogël s’mund të ndikojnë në ngjarje me përmasa kaq të mëdha edhe pse ato tek ne ndikojnë. Por sepse jemi pikërisht të vogël ky rreshtim i joni edhe më shumë ka kuptim, si simbolikë por edhe si akt. Ky rreshtim i jep kuptim vendit tonë”, tha ai.

Deputeti i LDK-së më tutje theksoi se Serbia do të mbetet në anën e errët të historisë, duke mbështetur agresionin rus në Ukrainë.

“Ne i njohim mirë edhe tendencat e djeshme dhe të sotshme të shtetit të vetëm pro rus në Evropë, të Serbisë. Fqinji ynë verior me këtë qëndrim tregoi se as nuk beson, e as nuk synon t’i mbajë e t’i promovojë vlerat e njëjta që bota demokratike po i promovon. Fqinji ynë verior do të mbetet në anën e errët të historisë si mbështetës i agresionit rus”, tha më tutje ai.

Më tutje, Abdixhiku tha se është urgjente që të aplikojnë për anëtarësim në NATO.

“Le të nisim një fushatë diplomatike, lobusese e insistuese në çdo qendër të Evropës për të siguruar fillimisht njohjen nga pesë vendet e mbetura e më pas për të siguruar në formë të përshpejtuar në NATO. Ta dorëzojmë kërkesën për anëtarësim sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...