Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen 9 persona – të gjithë dërgohen në QKUK

PUBLIKUAR

Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lebanë.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, bëhet fjalë për 8 meshkuj dhe 1 femër.

Me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit  i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE /Fsh. Leban, rr. Podujevë-Prishtinë (NN) 02.03.2022-21:03. Është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë perona (tetë meshkuj dhe një femër ) kosovar-e. Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa  me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit  i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

SHIKO MË SHUMË

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...