Në kohën kur po kërkohet përshpejtim drejt NATO-s, Përfaqësuesi i Kosovës takon ambasadoren e SHBA-së

PUBLIKUAR

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka njoftuar se sot është takuar me ambasadoren e SHBA-së në NATO, Julianne Smith. Një takim i tillë i Zemajt vjen në kohën kur është aktualizuar jashtëzakonisht shumë çështja e përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në NATO, raporton Gazeta Express.

Zemaj thotë se me këtë takim është dëshmuar përkushtimi i SHBA-së për Kosovën, meqë ambasadorja amerikane e ka pritur në tkaim edhe përkundër angazhimeve të mëdha të saj.

Ai thotë se një takim i tillë është i rëndësishëm për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s.

“Pikërisht si gjithmonë, edhe sot u dëshmua përkushtimi i SHBA-ve🇺🇲 për vendin tonë, ku edhe përkundër angazhimeve të mëdha në këtë periudhë të Ambasadorës Smith, takimi i sotëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbështetjen e vendit tonë në NATO”, ka shkruar Zemaj.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...