PDK: Svarqa largon nga puna veteranë të UÇK-së, punëson militantë partiakë

PUBLIKUAR

Departamenti i administratës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj të shtunën ka mbajtur një konferencë për media me temën “Metastaza e së keqes në komunën e Ferizajt”.

Gjatë kësaj konference u kritikua ashpër qeverisja e kryetarit të këtij qyteti Muharrem Svarqa, e cila, sipas drejtorit të administratës së PDK në Ferizaj, Selim Marevci, ka ndikuar shumë keq në mirëqenien dhe jetën e ferizajasve, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, në konferencë u tha se ardhja e Muharrem Svarqës në krye të Ferizajt ka filluar me largime nga puna të njerëzve që kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marevci akuzoi Svarqen që po punësojnë militantë dhe klientelë të partisë.

Veç të tjerash Marevci kërkoi një qeverisej më të mirë ku nuk do të ketë shkelje ditore të ligjeve, të cilat tha se po i bënë i pari i Ferizajt.

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...