Është arrestuar një burrë në Mitrovicë pasi ka rrahur djalin e tij i cili kishte borxh duke luajtur lojëra të fatit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kuptuar që djali i tij viktima mashkull kosovar kishte një borxh, i njëjti e kishte rrahur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pranon se borxhin e kishte krijuar duke luajtur lojëra të fatit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Klankosova.tv.


