Çmimet e derivateve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po rriten në vazhdimësi që prej shpërthimit të luftës në Ukrainë. Mediat amerikane raportojnë se sot është regjistruar çmim më i lartë se 100 dollarë për një fuqi nafte, që është më i larti nga korriku i 2014-s.
Nafta e papërpunuar në SHBA është rritur sot me 8%, duke kapur një çmim prej 103.41 dollarësh për fuqi. Po ashtu, kjo përbën edhe rritjen më të madhe brenda një ditë që nga nëntori i vitit 2020, transmeton Gazeta Express.


