Fury përkrah vëllezërit Klitschko: Edhe unë i gatshëm të luftojë për Britaninë e Madhe apo Amerikën

PUBLIKUAR

Tyson Fury është shprehur i gatshëm për të mbrojtur Britaninë e Madhe nga një sulm i mundshëm në të ardhmen, mbi frikën pas luftës që po zhvillohet në Ukrainë, atje ku Rusia po tenton pushtimin e saj.

Pasi Vladimir Putin urdhëroi forcat ruse që të futen në territorin ukrainas, Wladimir Klitschko, Vitali Klitschko e Oleksandr Usyk dolën të gjithë në vijën e frontit për të mbrojtur vendin e tyre.

Wladimir, të cilin Fury e mposhti më 2015 për t’u bërë kampion bote, u regjistrua në ushtrinë rezervë të Ukrainës përpara sulmit. Vëllai i tij Vitali, kryebashkiaku i Kievit, ka mbetur në kryeqytet gjithashtu për të ndihmuar.

Boksieri tjetër ukrainas, Vasyl Lomachenko, gjithashtu i është bashkuar luftës, shkruan Gazeta Express.

Dhe sot, në konferencën e tij hapëse për shtyp përpara përballjes me Dillian Whyte, Fury foli për gatishmërinë e tij për të marrë armët dhe gjithashtu zbuloi se familja e tij do t’i bashkohej atij.

I pyetur për heroizmat e vëllezërve Klitschko, Usyk dhe Lomachenko, “Gipsy King” tha: “Fantastike. Unë do të jem i pari që do të bashkohem nëse përfshihet Anglia ose Amerika. Unë do të jem i pari në radhë për këtë punë. Babai im po ashtu, dhe të gjithë djemtë”, tha fillimisht boksieri britanik.

“Ne të gjithë do të regjistrohemi për t’u mbrojtur. Unë mendoj se nëse jeni nga ai vend që jetoni atje, mbrojeni atë. Duaje gruan tënde dhe lufto për vendin tënd, këtë them unë”, shtoi 33-vjeçari, teksa pastaj komentet e tij morën duartrokitje në sallë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...