Kryeministri Kurti: Qeveria ka vendosur që t’i strehojë 20 gazetarë nga Ukraina

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se qeveria e Kosovës ka vendosur që t’i pranojë 20 gazetarë ukrainas të cilët janë larguar nga vendi I tyre shkaku I agresionit rus.

Kurti ka shkruar se do t’i përkrahin gazetarët ukrainas dhe do t’ua mundësojnë punën nga distanca, raporton Gazeta Express.

“Qeveria jonë ka vendosur që të pranojë 20 gazetarë nga Ukraina në Kosovë. Ata janë detyruar që ta lënë atdheun e tyre nga invazioni rus. Në përkrahje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, në bashkëpunim me Federatën Evropiane të Gazetarëve ne do t’ua mundësojmë atyre të punojnë nga distanca”, ka shkruar Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...