Konjufc: Kosova qëndron përkrah botës demokratike në vendosjen e sanksioneve kundër Rusis

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se Konjufca vlerësoi bashkëpunimin dypalësh dhe kontributin e Bashkimit Evropian për progresin e arritur në implementimin e reformave legjislative të cilat i kontribuojnë procesit integrues dhe perspektives euroatlantike të Kosovës.

Duke e dënuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, Konjufca u shpreh se Kosova qëndron përkrah BE-së, NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe mbarë botës demokratike, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Ai theksoi se Kosova është partner i besueshëm i BE-së, derisa shtoi se Serbia u rreshtua në anën e Putinit dhe me të njëjtën retorikë luftënxitëse vazhdon ta kërcënojë Kosovën.

Shefi i Zyrës së BE-së, ambasadori Szunyog shprehu mirënjohje për frymën bashkëpunuese dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta, si dhe konfirmoi mbështetjen për punën e Kuvendit dhe agjendën evropiane të Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...