Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka bërë thirrje tek organet e rendit për rritjen e sigurisë së fëmijëve, shkruan Gazeta Express.
Kjo pas vrasjes së një 14-vjeçari në afërsi të shkollës “Hilmi Rakovica”, në Prishtinë.
“Puna intenzive për mirëqenien dhe sigurinë e fëmijëve duhet të rritet nga organet e rendit, institucionet arsimore, drejtoritë komunale të arsimit, institucionet tjera dhe familjet. Është përgjegjësi e të gjithë neve, krijimi i ambientit të qetë dhe të sigurt për fëmijët në shkolla dhe rreth tyre”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që dërguan në këtë akt barbar, por asgjë nuk e arsyeton humbjen e jetës së fëmiut të cilit iu këput jeta në fillimet e saj.
Puna intenzive për mirëqenien dhe sigurinë e fëmijëve duhet të rritet nga organet e rendit, institucionet arsimore, drejtoritë komunale të arsimit, institucionet tjera dhe familjet. Është përgjegjësi e të gjithë neve, krijimi i ambientit të qetë dhe të sigurt për fëmijët në shkolla dhe rreth tyre.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, shokët dhe shkollën!


