Menaxheri i Leicesterit, Claudio Ranieri, ka reaguar në mënyrë të qetë pas pyetjes se a është i stresuar që ekipi i tij kryeson në Ligën Premier.
Sipas tij më në stres është Arsenali, kundërshtari i të dielës.
“Ndoshta është një ndeshje kruciale për ata, jo për neve. Presioni është mbi Arsenalin sepse Arsenali shpenzon shumë para çdo vit dhe nëse nuk e fitojnë kësaj radhe do të jetë katastrofë”.
“Njerëzit duan të vënë presion mbi ne, sepse në fillim kanë thënë se Leicesteri herët apo vonë do të bie nga tabela”.
“Por, tani disa njerëz mendojnë se mund ta fitojmë. Ne e kemi bërë punën tonë deri tani, gjithçka tjetër që vjen është fantastike”, potencoi Ranieri. /Telegrafi/


