Zidane përkrah qëndrimin anti-Barca

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane ka përkrahur tifozët e Real Madridit në fushatën e tyre kundër pritjes së finales së Kupës së Mbretit në Bernabeu, aty ku do të triumfojë Barcelona.

Reali nuk dëshiron që Bernabeu të jetë nikoqir i finales ku do të jetë Barcelona dhe ku ajo edhe do jetë favorite për ta fituar.

Zidane përkrah këtë mendim, pasi ish-trajneri Benitez më parë gaboi me inkuadrim të Cheryshevit që përjashtoi Los Blancos nga gara.

“A do të luhet finalja në Bernabeu apo jo vendoset nga klubi. Mua më intereson vetëm ndeshja ndaj Bilbaos”.

“Nuk më intereson nëse Barca luan në Bernabeu. E shikoj finalen sepse më pëlqen futbolli dhe s’më intereson kush e fiton”.

“Unë jam përkrah tifozëve sa i përket kësaj, është normale që ata nuk duan ta shohin Barcën duke ngritur trofeun në Bernabeu”, u shpreh Zidane. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...