“Mos kërce”, Salah tentoi ta hutonte Jorginhon gjatë penalltive

PUBLIKUAR

Liverpooli dje arriti të fitonte trofeun e Carabao Cup, duke e mposhtur në finale Chelsean, vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

22 penallti u deshën të gjuheshin, para se portieri i Chelseas, Kepa ta humbte një, shkruan Gazeta Express.

Ekzekututesi i pestë i Liverpoolit ishte Salah, i cili arriti ta shndërronte në gol dhe pas tij, për Chelsean ishte Jorginho.

Egjiptiani tentoi ta hutonte Jorginhon duke i thënë: “Mos kërce”.

Gjuajtja e penalltisë duke kërcyer është stil i italianit.

Megjithatë, ajo nuk e hutoi Jorginhon, i cili u tregua i saktë nga penalltia. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...