Hapet xhamia e parë për femra në Danimarkë

PUBLIKUAR

Në Kopenhagë është hapur xhamia e parë për femra të cilën do ta drejtojë një femër, dhe që konsiderohet të jeta xhamia e parë e këtij lloji në Skandinavi.

Sherin Khankan, e lindur në Danimarkë nga babai sirian dhe nëna finlandeze, ka deklaruar se në xhaminë “Mariam” do të falen vetëm femrat dhe se roli i imamit i është besuar një femre, derisa aktivitetet tjera në këtë xhami do të jenë të hapura për të gjithë, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi institucionalizuar strukturat patriarkale në të gjitha fetë, jo vetëm në Islam”, ka deklaruar Sherin Khankan.

Sipas saj, tani për tani ka reagime kryesisht pozitive ndaj vendimit për të hapur një xhami për femra.

Sherin Khankan, teologe dhe intelektuale e njohur në Danimarkë, i është referuar traditës islame që lejon gratë të bëhen imame, duke pranuar se ekzistojnë kritika për këtë, kryesisht për shkak të mosdijes.

Xhamitë për femra tashmë ekzistojnë në Gjermani, Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara.

Islami është shpesh temë kryesore e debatit politike në Danimarkë, që vendet myslimane nuk e shohin me sy të mirë pas publikimit të karikaturave të Profetit Muhamet gjatë vitit 2005. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kujdes nga temperaturat e larta, sot me vapë përvëluese

Të premten në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta. “Moti...

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës, nuk ka kolona të gjata

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka...

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...