Ilir Shaqiri do bëjë dasmë, zbulohet data

PUBLIKUAR

Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka zbuluar se në muajin qershor do të realizojë një dasmë prej vërteti, pasi është martuar vite më parë në Romë me bashkëshorten e tij, Emanuelën vetëm me 14 veta.

“Ne jemi martuar në bashki, në Romë. Jemi martuar dhe unë jam nisur për në Hungari tre ditë për muajin e mjaltit dhe jam kthyer se kisha punë. Jam martuar me 14 veta në tavolinë sepse dasmën e vërtetë do ta bëj në Shqipëri në muajin qershor. Dua ta bëj buzë detit”, tha ai i ftuar në “E diell”.

Iliri tregoi se me bashkëshorten është njohur në një program televiziv në Milano dhe se ka qenë Emanuela që ka hedhur hapin e parë sepse ai ishte i fokusuar në punë. Iliri zbuloi se puthja e parë mes tyre ndodhi në Romë gjatë një takimi romantik.

“Pas takimit Emanuela më tha se dukesh i egër nga pamja dhe unë e kapa dhe e putha. S’mund të qëndroja si një djalë i urtë pasi ajo më kishte thënë këtë”, tregoi ai.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...