Unitedi e konsideron Osimhen si zëvendësues të Ronaldos, por sulmuesi i Napolit kushton 100 milionë euro

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, është shënjestra kryesore e Manchester Unitedit për zëvendësimin e Cristiano Ronaldos në sezonin e ardhshëm – njofton Rai Sport.

Mirëpo, klubi italian kërkon së paku 100 milionë euro për futbollistin nga Nigeria.

Në 22 paraqitje këtë sezon, ai i ka shënuar 11 gola, ndërsa ka munguar së paku dy muaj si pasojë e një lëndimi në fytyrë.

Gazetari i Rai Sport, Ciro Venerato, ka thënë se 22-vjeçari konsiderohet ndër prioritetet e Djajve të Kuq për afatin kalimtar veror.

Osimhen konsiderohet si një zëvendësues potencial i Ronaldos për sezonin 2022/2023, pasi që superylli portugez me shumë mundësi do të largohet nga Old Traffordi.

Në bazë të njoftimit, Unitedi tashmë i ka vënë kontaktet e para me Napolin, mirëpo është i interesuar ta ulë çmimin prej 100 milionë eurosh për shërbimet e sulmuesit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...