Eni Koçi ekspozon linjat tërheqëse të trupit në bikini nga pushimet në Tajlandë

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, po vazhdon të jetë aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku nuk mungojnë fotot e ndryshme nga përditshmëria.

Bukuroshja bionde prej ditësh po shijon pushimet në Tajlandë bashkë me partneri i saj, artistin e mirënjohur Genc Prelvukaj.

Çifti, të cilët janë lidhur prej disa vitesh, u kanë qëndruar pranë fansave duke ndarë momente të bukura me njëri-tjetrin nga pushimet ekzotike.

Foto: Eni Koçi/Instagram

Së fundmi ishte Eni ajo që postoi disa foto ku në fokus ishin linjat e saj joshëse të trupit.

Këngëtarja e njohur pozoi e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të gjelbër, të kombinuara me një këmishë të bardhë që e la të zbërthyer, kapele dhe syze dielli.

Foto: Eni Koçi/Instagram

“Vajzat vetëm duan të argëtohen”, ka shkruar Eni në mbishkrimin e postimit, ku mori komente e pëlqime të shumta.

Ndryshe, Eni ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor, madje po qëndron edhe larg koncerteve.

Kënga e fundit e saj është “Lamtumirë” që solli në bashkëpunim me grupin Fisnikët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...