Veseli- opozitës: Jemi ulur me Millosheviqin, pse nuk po bisedoni me Thaçin e Mustafën

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se liderët e partive politike duhet ti përgjigjen pozitivisht kërkesës së presidentes së Republikës, Atifete Jahajga, për takimin e përbashkët.

Sipas tij, përfaqësuesit e Kosovës para 17 viteve ishin ulur në një tryezë edhe me Slobodan Milosheviqin.

“Jemi ulur në Rambuje me njerëz si Millosheviqi e tash ‘nuk ulna unë me Hashim Thaçin e Isa Mustafën’. Për mu kjo nuk  ka logjikë. Secili e ka historinë e vet, krenarinë e vet, ka familje, duhet me pas fytyrë e mos me i fy njerëzit”

“Presidentja po i fton në takim gjithë. Ne duhet të ulemi bashkërisht, të bisedojmë, pasi është në interes të njerëzve. Por ajo çfarë duhet në këtë moment është shpejt të bëhet një kthim, i cili ka të bëjë me rrugën institucionale”, është shprehur ai në emisionin “Debat” të RTK-së.

Ai ka thënë se pozita e presidentit nuk do të mbetet bosh, por do të veprohet në bazë të Kushtetutës, transmeton Indeksonline.

“Ditën e seancës do ta shohim kur koalicioni qeveritar do t’i sjell nënshkrimet, nëse do të kemi seancë të jashtëzakonshme, ose seancë normale. Kosova do ta ketë presidentin e vet, pavarësia ka përfunduar dhe do të jetë e përjetshme, por edhe presidenti do të jetë shumë meritor”, ka thënë Vesli për RTK.

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...