Barcelona vazhdon me fitore, triumfon bindshëm ndaj Bilbaos

PUBLIKUAR

Barcelona ka vazhduar me formën e mirë, duke e mposhtur sonte Athletic Bilbaon me rezultat bindës 4:0, në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Aubameyang e shënoi golin e parë në minutën e 37të të ndeshjes, shkruam Gazeta Express.

Me rezultatin 1:0 u mbyllën edhe 45 minutat e parë. Ousmane Dembele e shënoi golin e dytë në minutën e 73-të të ndeshjes.

Kurse, minutat e fundit të ndeshjes ishin të jashtëzakonshme për katalonasit.

Luuk de Jong realizoi golin e tretë në minutën e 90-të, duke goditur bukur me kokë.

Krejt në fund, Depay shënoi për epilogun e këtij takimi, 4:0.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e katërt.

Në anën tjetër, Athletic Bilbao mbetet i teti me 37 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...