Napoli triumfon në fund dhe merr lidershipin në Serie A

PUBLIKUAR

Napoli ka shënuar fitore të madhe në çastet e fundit të ndeshjes ndaj Lazios me rezultat 1:2, në kuadër të javës së 27-të në Serie A.

Napolitanët me këtë fitore marrin primatin në renditjen tabelare të Serie A.

Insigne kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 62-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Pedro barazoi shifrat në minutën e 88-të dhe të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte pa fitues.

Por, ashtu nuk mendoi Fabian Ruiz që realizoi në minutën e 90+4 për një fitore të madhe të mysafirëve.

Me këtë triumf, Napoli tani ngjitet në vendin e parë me 57 pikë, aq sa ka edhe Milani, kurse Interi është i treti me dy pikë më pak, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Lazio mbetet i shtati me 43 pikë gjithsej, shtatë nga zona e Championsit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...