Sarah Berisha tani edhe në rolin e moderatores

PUBLIKUAR

Big Brother VIP u ka hapur rrugë në profesione të ndryshme personazheve që ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një pjesë e tyre fituan programe teksa ishin ende në shtëpi, e një tjetër figurë tani u bë e ditur se do t’i bashkohet ekranit.

Bëhet fjalë për blogeren Sarah Berisha, e cila u njoftua se do të jetë në rolin e moderatores në emisionin “Kosherja Show”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon spektakli do ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen Sarah Berisha. Gjithashtu falënderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e saj dhe i urojmë suksese”, thuhet në njoftim.

Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga vet Berisha në një postim të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

“Ky ishte projekti dhe lajmi që doja të ndaja me ju. Zyrtarisht pjesë e Kosherja Shoë. Do të jetë një sezon i gjatë, i bukur dhe me plot surpriza përkrah Bes Kallakut. Kjo është eksperienca ime e parë si moderatore dhe jam shumë e lumtur që mu besua mua ky projekt. Pres mbështetjen tuaj ashtu siç e keni bërë gjithmonë”, tha ajo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...