Lorik Cana dhe skuadra e tij Nantes janë duke i befasuar të gjithë në Francë.
Pasi po kalonte një krizë në formën e tij, Cana është rikthyer të jetë serish i rëndësishëm tek skuadra e tij Nantes.
Së fundmi kapiteni shqiptar ka bërë dy asistime në kuadër të Kupës së Francës, ku Nantes eliminoi Bordeauxin me rezultat 4:3.
Ai ka folur për të ardhmen duke thënë se është në formë dhe nuk e mendon tërheqjen.
“Që prej fillimit jam çdo ditë këtu, jam maksimumin dhe rrallë dëmtohem, përveçse luaj me shumë entuziazëm me skuadrën”.
“Nuk e di ende të ardhmen, por për sa kohë ndihem mirë fizikisht, nuk tërhiqem. Do të përqendrohem te muajt e mbetur në kampionat, me shpresën se do të shkojmë sa më lart me Nantesin”.
“Natyrisht, është edhe Euro 2016 në qershor, një eveniment shumë i rëndësishëm për mua dhe Shqipërinë. Nëse nuk kam probleme fizike, do të vazhdoj edhe pas Evropianit”, deklaroi Cana. /Telegrafi/


