Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora së fundmi mori pjesë në Javën e Modës në Milano.
Artistja e famshme ishte në qendër të vëmendje teksa u bë pjesë e shfaqjes së markës së njohur “Prada”, ku mori pjesë edhe ylli televiziv, Kim Kardashian.
Por, 31-vjeçarja me prejardhje nga Kosova, ka vazhduar me postimin e imazheve të reja në rrjetet sociale, në të cilat dukej në formë të mrekullueshme dhe tërë shkëlqim.
Foto: Rita Ora/Instagram
Rita postoi për miliona fansa në Instagram disa imazhe ku shihet e veshur me një kostum dypjesësh me ngjyrë të kuqe, bluzë dhe mini-fund me pjesë të hapura që ekspozonin linjat joshëse të këngëtares.
Krijuesja e hitit “Anywhere” kompletoi dukje me taka të larta me të njëjtë ngjyrë, makijazh të lehtë, ndërsa qëndronte e shtrirë në një divan.
Foto: Rita Ora/Instagram
Ndërkohë, kujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në Itali, Rita po shoqërohet nga partneri i saj, regjisori Taika Waitit.




