Kendall Jenner reagon për luftën në Ukrainë përmes një video ku dëgjohet kënga e Yll Limanit

PUBLIKUAR

Modelja më e paguar në botë, Kendall Jenner, iu është bashkuar figurave publike që kanë reaguar për luftën në Ukrainë, shkruan Express.

Jenner, e cila numëron në Instagram 220 milionë ndjekës, ka shpërndarë një video ku shihen dy ushtarë ukrainas duke u përshëndetur me të dashurat e tyre.

Në sfond të kësaj video, që është shpërndarë nga Jenner, dëgjohet kënga e këngëtarit kosovar, Yll Limani. Bëhet fjalë për këngën “Vonë”, që është pjesë e albumit të tij të fundit.

Sipër kësaj video, Jenner ka vendosur disa emoji të zemrës së thyer.

Ndryshe, sot është dita e tretë e luftës në Ukrainë./Gazeta Express

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shyhretja pozon me vajzat, i lë “nën hije”

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Shyhrete Behluli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në...

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...