Kylian Mbappe vazhdon të shkëlqej, PSG kthehet te fitoret në Ligue 1

PUBLIKUAR

PSG ka marr një fitore të rëndësishme ndaj St Etienne me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 26-të në Ligue 1.

Ishin mysafirët e St Etienne që e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar të parët.

Denis Bouanga përfitoi nga një gabim në mbrojtjen parisiene për të shënuar për 1-0.

Por pa u mbyllur pjesa e parë PSG barazoi shifrat me Lionel Messin që asistoi bukur te Kylian Mbappe i cili shënoi për 1-1.

 

Me të filluar pjesa e dytë sërish dyshja Messi – Mbappe në aksion. Argjentinasi bukur pasoi te Mbappe që shënoi për 2-1 në minutën e 47-të.

 

Në minutën e 52-të u mbyll ndeshja, kur Mbappe asistoi te Danilo i cili me kokë shënoi për 3-1.

 

Deri në fund edhe pse kishte raste, gola më nuk pati dhe PSG mori fitoren e radhës që e mbanë larg në vendin e parë me 62 pikë. /Telegrafi/

Kylian Mbappe vazhdon të shkëlqej, PSG kthehet te fitoret në Ligue 1

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...