Suharekë: Nxënësi ekspozon armën e zjarrit në orën e mësimit

PUBLIKUAR

Policia e Prizrenit ka njoftuar se i është sekuestruar një armë një nxënësi, pasi i njëjti gjatë orës së mësimit e ka ekspozua armën të cilën e ka pasur në brez.

“Me datë 26 shkurt 2022, policia në Suharekë ka pranua një informatë se ne shkollën fillore “Migjeni’, te fshatit Gjinovc te Suharekës, një nxënës gjate orës se mësimit e ka ekspozua arme te cilën e ka pasur ne brez”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Klankosova.tv.

“Me këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë ne cilësinë e provave materiale armën : Një Pistoletë  dhe Një karikator  E.N, i datëlindjes 2006 m/sh/k”.

Siç bëhet e ditur nga komunikata e Policisë, i dyshuari i mitur është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ,në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...