Vendimi i Qeverisë, Rezervat Shtetërore furnizohen pa procedura prokurimi

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje sot, gjatë së cilës u mor vendim që të furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit.

Kjo kërkesë qe u aprovua nga Qeveria, erdhi nga Departamenti i Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, janë rritur sasitë e nevojshme të rezevave në përputhje me programin.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga Qeveria:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën është miratuar kërkesa e Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit.

Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Republika e Kosovës ka rritur sasinë e nevojshme të rezervave në përputhje me Programin për rezervat shtetërore. Ndërkaq vendimi i sotëm ka për qëllim lehtësimin e mëtejmë të furnizimit me produkte të rezervës shtetërore, sipas nevojave.

SHIKO MË SHUMË

Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë

Ka nisur seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka thirrur...

Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk është sonte, përfundon nesër në mesnatë

“Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk është sonte. Afati 34-ditor i...

Hamza: Seanca për “diskutim” pë Presidentin, me qëllim manipulimi, LVV po e çon vendin në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se kjo parti nuk...