Shefi i Zyrës së BE-së falënderon qeverinë e Kosovës për rreshtim krah BE-së për sanksionet ndaj Rusisë

PUBLIKUAR

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me kryeministrin Kurti dhe ka falënderuar qeverinë e Kosovës për rreshtimin krah BE-së për sanksionet ndaj Rusisë.

Szunyog tha se qeveria e Kosovës ka bërë një pozicionim të qartë politik ndaj agresionit rus raporton Gazeta Express.

“Faleminderit Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës për pozicionin e juaj të qartë politik dhe rreshtimin me paketën e sanksioneve të BE-së në lidhje me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës”, ka shkruar Szunyog.

SHIKO MË SHUMË

Përfaqësuesi i PDK-së kundërshton ndryshimin e afatit për tërheqjen e fletëvotimeve me postë: KQZ po rrezikon që votimi me postë të shpallet i pavlefshëm

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka...

Sot mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit- caktohet edhe ora

Në orën 17:00 është caktuar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri...

Osmani: 27 Prilli, plagë e hapur për Kosovën

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Dita Kombëtare e të Zhdukurve në...