Osmani për vizitë në Turqi me ftesë të Erdoganit, shfaqet në kompaninë që prodhon dronë

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë në Turqi.

Në Satmboll, e para e shtetit ka qëndruar për një vizitë në kompaninë turke “Baykar”, e cila njihet si kompani e specializuar për prodhimin e dronëve të quajtur “UAVs” apo të quajtur si “Mjete të paemëruara ajrore”, raporton Express.

Njoftimin për vizitën e ka bërë vetë faqja e “Baykar” në facebook.

Lidhur me vizitën edhe Zyra për Media ka lëshuar komunikatë, duke treguar se Osmani po qëndron për vizitë atje me ftesën e presidentit turk, Erdogan.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan ka nisur vizitën zyrtare në Turqi.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me odat ekonomike, prodhues industrial, përfaqësues biznesesh si dhe me komunitetin shqiptar të Turqisë. Në këto takime ajo shoqërohet nga një delegacion i bizneseve kosovare për t`i parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit me bizneset turke.

Ndërkaq në vazhdimin e vizitës, në Ankara, Presidentja Osmani do të takohet me homologun e saj, presidentin Erdoğan, në të cilin përveç diskutimit për marrëdhëniet aktuale, do të shihen edhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit. Përvec me presidentin Erdogan, presidentja Osmani do të takohet edhe me kryetarin e parlamentit turk, Mustafa Şentop si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit turk”, thuhet në njoftim.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Përfaqësuesi i PDK-së kundërshton ndryshimin e afatit për tërheqjen e fletëvotimeve me postë: KQZ po rrezikon që votimi me postë të shpallet i pavlefshëm

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka...

Sot mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit- caktohet edhe ora

Në orën 17:00 është caktuar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri...

Osmani: 27 Prilli, plagë e hapur për Kosovën

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Dita Kombëtare e të Zhdukurve në...