Lewandowski u bashkohet yjeve, kjo është kërkesa e tij për luftën në Ukrainë

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski u është bashkuar yjeve të futbollit që e dënojnë sulmin rus në Ukrainë.

Sulmuesi polak ka thënë se botës nuk i duhen luftërat, duke insistuar se në këtë moment duhet të mbretërojë paqja në mes të fqinjëve, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit kërkon që të ndalet lufta, e cila sjell viktima të pafajshme.

“Çdo gjë që është e bukur në sport është në kundërshtim me atë që e sjell lufta. Për të gjithë njerëzit që e vlerësojnë lirinë dhe paqen, kjo është një kohë solidariteti me viktimat e agresionit ushtarak kundër Ukrainës”, ka shkruar futbollisti i Bayern Munichut.

Ai më pas foli edhe për ndeshjen e play-offit të Botërorit me Rusinë.

Kjo ndeshje do të zhvendoset në një vend tjetër pasi UEFA ka vendosur që ekipet dhe Kombëtarja ruse të luajnë në terren neutral, kur do të luajnë si vendës.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit thotë se do të flasë me drejtuesit e Federatës Polake të Futbollit për këtë çështje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...