Allegri me probleme të mëdha, i mungojnë tetë futbollistë ndaj Empolit

PUBLIKUAR

Juventusi do të luaj në udhëtim te Empoli në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit italian Serie A.

Zonja e Vjetër është në kërkim të pikëve dhe ka nevojë të madhe për fitore në këtë sfidë.

Vendasit kanë ditur të befasojnë këtë edicion, por në ndeshjet e fundit kanë hasur në vështirësi për të ardhur deri te fitorja.

Gjithsesi trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është me kokë dhimbje para kësaj sfide, pasi ka mungesa të mëdha.

 

Plot tetë futbollistë të rëndësishëm nga ekipi i parë mungojnë dhe ata vështirë se do të zëvendësohen.

Kapiteni Giorgio Chiellini, Paulo Dybala, Alex Sandro, Daniele Rugani, Weston McKennie, Federico Bernardeschi, Kaio Jorge dhe Federico Chiesa nuk janë grumbulluar për këtë sfidë.

E për këtë takim Allegri ka grumbulluar tre futbollistë nga skuadra U23 si sulmuesit Marley Ake dhe Matias Soule si dhe mesfushorin Fabio Miretti.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...