Arjola Demiri nis pushimet, shfaqet atraktive në pozat nga Stambolli

PUBLIKUAR

Aktorja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Arjola Demiri pa rrugëtimit në shtëpinë e famshme ka vendosur të largohet për pak ditë nga Shqipëria për tu relaksuar.

Si destiancion për pushime, Arjola ka zgjedhur Stambolli nga ku edhe postoi imazhet e para në llogarinë e saj në Instagram.

Në imazhet që solli nga atje, aktorja nga Tropoja shihet e veshur me shumë stil, pantallona elegant ngjyrë bezhë të kombinuar me pallto me të njëjtën ngjyrë, bluzë kafe dhe këpucë të zeza me taka.

Foto: Arjola Demiri/Instagram

Në këtë pushim, Arjola ka zbuluar se po shoqërohet nga motra e saj dhe këngëtarja e njohur dhe mikesha e saj, Big Mama.

“Gëzuar për shoqërinë, ata janë kuptimi i jetës time”, ka shkruar aktorja e njohur në mbishkrimin e imazheve, sipër të cilave pranoi komente të shumta.

Foto: Arjola Demiri/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Arjola u eliminua nga BB VIP një javë para finales, por ndonëse nuk fitoi çmimin kryesor, aktorja u shpërblye me një apartament në Tiranë nga produksioni. /Telegrafi/

Foto: Arjola Demiri/Instagram

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...