A është i gatshëm Çeku ta veshë sërish uniformën ushtarake, nëse Kosova rrezikohet nga Serbia?

PUBLIKUAR

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, ka qenë sot në Frontal për të analizuar situatën në Ukrainë pas fillimit të luftës në këtë shtet.

Çeku në cilësinë e ushtarakut ka folur edhe për rrezikun e përhapjes së luftërave edhe pjesë tjera të Evropës, pa përjashtuar këtu edhe provokimin që Serbia mund t’ia bëjë Kosovës.

E në rast të një rreziku që Kosovës mund t’i kanoset nga ushtria serbe, ai është pyetur a është i gatshëm ta veshë sërish uniformën ushtarake?

“Po. Një prej detyrave që Ministria e Mbrojtjes duhet ta bëjë është të bëjë një plan për pranimin e vullnetarëve. Në një rast të tillë nuk do të jem unë, por do të këtë shumë të tillë, veteranë….”, ka thënë Çeku në Frontal.

Ai ka thënë se ata që janë në krye të ushtrisë dhe institucioneve të Kosovës, duhet të mendojnë edhe për skenarët e mobilizimit të vullnetarëve.

“Duhet të ketë një plan ku të lajmërohen, ku të sistemohen, si të pajisen. Ndryshe nëse nuk ndodh, atëherë do të krijohen vetë grupe dhe secili mund të krijojë ushtrinë e vet. Ne si vullnetar duhet të lajmërohemi, ‘më tregoni çka mund t’ju ndihmoj’, ‘tregomani një vend ku mund të ndihmoj’. ‘Unë i jam i gatshëm – pa kushte’”, ka thënë ish ministri i Mbrojtjes.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...