Kosova e Serbia kanë negociuar edhe sot për targat, Lajçak flet pas takimit të pestë

PUBLIKUAR

Kosova dhe Serbia kanë vazhduar me negociatat në Bruksel, me ndërmjetësimin e Emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka njoftuar se grupet punuese kanë negociuar sot për cështjen e targave.

Lajçak gjithashtu u bëri thirrje palëve në dialog që të angazhohen në mënyrë konstruktive rreth dialogut.

“Sot në Bruksel është mbajtur takimi i 5-të i grupeve punuese për targa me ekspertë nga Kosova dhe Serbia. Ekspertët kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur. I inkurajoj (palët) që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive”, ka shkruar Lajçak.

Lidhur me cështjen e targave kanë diskutuar edhe para dy ditëve, por pos saj, Lajçak ka njoftuar se palët në dialog kanë diskutuar edhe për temën e personave të zhdukur.

SHIKO MË SHUMË

“Zgjedhje të reja”, Dërguti: Vetëvendosje ka nisur fushatën zgjedhore (VIDEO)

Opininistja Aida Dërguti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur fushatën zgjedhore, duke...

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...