Mimoza Shkodra mahnit me linjat trupore nga pushimet në Maldive

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Shkodra, iu rikthye muzikës dhjetorin e vitit të kaluar pas një kohe të gjatë.

Ajo publikoi një bashkëpunim të ri me Genc Prelvukajn, të titulluar “Mona Lisa”, i cili u prit shumë mirë nga publiku.

Mimoza nuk ka qenë fort aktive viteve të fundit edhe në rrjetet sociale, duke qëndruar më e distancuar.

Megjithatë, së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi të reja për fansat e saj, gjatë pushimeve në ishujt Maldive.

Foto: Mimoza Shkodra/Instagram

Këngëtarja Shkodra ka treguar se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në destinacionin luksoz, larg aktiviteteve të saj të përditshme.

Në pozat me bikini, Mimoza nuk hezitoi të tregojë linjat e saj trupore, duke vazhduar të vërtetojë se mbetet në top formë.

Foto: Mimoza Shkodra/Instagram

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta – shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e saj të trupit. /Telegrafi/

Foto: Mimoza Shkodra/Instagram

 

Foto: Mimoza Shkodra/Instagram

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...