Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Gjilan, shkruan Gazeta Express.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi ai u ndalua për një kontroll rutinë.

Atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të dyshuarit janë sjellë në Stacionin Policor në Kllokot ku janë  intervistuar dhe  me urdhër të prokurorit të shtetit arma dhe radiolidhja janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa ndaj njërit nga të dyshuarit I. A. (1992)  caktohet masa e ndalimit për 48 orë  me kallxim penal  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NjRSH) me datë 25.02.2021 rreth orës 00:55 derisa ishte në pikë kontrolli rutinë kanë ndalë veturën Mercedes me targa 01.

Njësiti policor ka vërejtur se nga vetura është hedhur një mjet dhe menjëherë janë ndërmarr veprime dhe rrjedhimisht është gjetur se nga vetura është hedhur një pistoletë  prodhim çek me katër copë fishekë.

Po ashtu gjatë kontrollit në brendi të veturës është gjetur edhe një radio lidhje e dorës e llojit “blofeng” BF-666S .

Të dyshuarit janë sjellë në Stacionin Policor në Kllokot ku janë  intervistuar dhe  me urdhër të prokurorit të shtetit arma dhe radiolidhja janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa ndaj njërit nga të dyshuarit I. A. (1992)  caktohet masa e ndalimit për 48 orë  me kallxim penal  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti i referohet Prokurorisë Themelore Gjilan.

SHIKO MË SHUMË

“Zgjedhje të reja”, Dërguti: Vetëvendosje ka nisur fushatën zgjedhore (VIDEO)

Opininistja Aida Dërguti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur fushatën zgjedhore, duke...

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...