Hoxhaj, qeverisë: E keni krijuar iluzionin se bota po na pret, aplikimi në NATO duhet të jetë prioritet

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë që prioritet i qeverisë së Kosovës duhet të jetë aplikimi në NATO, duke e kritikuar qeverinë se e ka krijuar iluzionin sikur bota po e pret atë.

“Ju e keni kriju iluzionin se bota na pret dhe keni pasë qasje në raport me dialogun ku parimet i keni pasur të shkruara në rërë dhe një politikë e ndërtuar në rërë sot mjerisht po shembet”, ka thënë Hoxhaj në foltoren e Kuvendit.

Sipas Hoxhajt, kjo qeveri i ka prioritetet e gabuara pasi që në vend se të aplikohet për NATO, kryeministri Albin Kurti e përmend aplikimin për statusin e kandidatit për integrim në Bashkim Evropian.

“Temë kryesore është anëtarësimi dhe mosanëtarësimi në NATO. Kryeministri Kurti thotë se ne do të aplikojmë për statusin e kandidatit në BE”.

Mirëpo, Hoxhaj tha se nëse qeveritarët do t’i lexonin lajmit, do ta kuptonin që për momentin më e rëndësishme është të aplikohet për NATO, për Kartën e Adriatikut, kur merren parasysh zhvillimet politike në nivel global.

“Z. Kryetar, përtej dallimeve që i kemi të natyrës partiake, Partia Demokratike e Kosovës mendon që në dialog e kemi një qëllim të përbashkët, dhe mendon që në dialog e perceptojmë dhe e kemi një armik të përbashkët”.

“Çka kërkoj prej jush është që edhe shefja e grupit parlamentar por edhe zotëri Bislimi të na informoni se çka do të bëni”.

“NATO dhe vetëm NATO duhet të jetë prioritet i kësaj qeveria dhe i Kuvendit”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...