Kusari-Lila i thotë Haradinajt: Kisha pritur reflektim më serioz, Serbia dhe Rusia janë e njëjta shkollë

PUBLIKUAR

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje , Mimoza Kusari-Lila i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianjt për kritikat që i bëri Qeverisë së Kosovës lidhur me zhvillimin e procesit të dialogut me Serbinë, shkruan Gazeta Express.

Ajo tha se ka pritur nga Haradinaj një reflektim për shkak të bagazhit të tij politik dhe luftarak e kjo shpërfaqje të egos politike, siç tha ajo.

“I nderuar z. Haradinaj si kërkues i kësaj seance dhe propozues i këtij mocioni, si ish-kryeministër dhe njeri me kontribut të madh gjatë luftës në Kosovë si në aspektin personal ashtu edhe familjarë, kisha pritur një reflektim më serioz , një qasje më unifikuese dhe një thirrje për unifikim  në vend se të një shpërfaqje të egos politike”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila tha se sot është dashur që në Kuvendin e Kosovës të dënohej heshtja e Rusisë karshi agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Është dashur që sot do të duhej Kuvendi i Kosovës të mblidhej dhe në një zë unifikues të dënonte heshtjen e deritanishme të Serbisë ndaj agresionit rus në Ukrainë. Është po e njëjta shkollë dhe i njëjti model”, tha më tutje ajo.

Haradinaj e ka kritikuar Qeverinë Kurti se po e zhvillon dialogun me Serbinë vetëm në nivelin teknik. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...