Këto janë të gjitha sanksionet që Qeveria e Kosovës i vendosi ndaj Rusisë

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPDJ) për t’i vendosur sanksione Rusisë, pasi ky shtet të enjten vendosi që të ndërmarrë hapa ushtarak për ta pushtuar Ukrainën, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht kryeministri Albin Kurti tha se qëndrojnë krahë shteteve perëndimore për të siguruar paqen dhe mbrojtjen e sigurisë në botë, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Qëndrojmë bashkë për paqe dhe siguri dhe mbrojtjen e demokracisë. Kemi si pikë të parë shqyrtimin e  propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Kosovës vendosë sanksione në përputhje me sanksionet e SHBA-së dhe të Këshillit të BE-së ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, ka thënë Kurti.

Më pas, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë prezantimit të këtij propozim-vendimi ka thënë se Kosova duhet t’i bashkëngjitet botës demokratike duke vendosur sanksione ndaj Rusisë pas fillimit të agresionit ndaj Ukrainës.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...