Mban mbledhje Qeveria, merren tri vendime

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës, sot ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë tri vendime.

Në njoftimin e lëshuar nga mbledhja, thuhet se së pari është plotësuar programi legjislativ i Qeverisë së Kosovës për vitin 2022 duke shtuar Projektligjin për Anti Doping, vendimi do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.

“Pastaj, me vendim të ri janë shfuqizuar pikat 2.2 dhe 2.3 të Vendimit të Qeverisë Nr.02/39 të datës 03.06.2020 me të cilin obligoheshin ndërmarrjet publike qendrore të krijojnë një sistem të mirëfilltë dhe të njësuar të menaxhimit të kontratave komerciale”.

Qeveria aktuale e ka akuzuar qeverisjen e kaluar se me vendimin e mëhershëm ndërmarrjet publike ndodheshin në rrezik të vazhdueshëm të krizave financiare.

“Pikat e shfuqizuara parashihnin që asnjë Ndërmarrje Publike Qendrore nuk mund të lidhte kontratë komerciale pa pëlqimin e ministrit përgjegjës nëse kontrata përmban klauzolë për zbatimin e së drejtës së huaj dhe detyrim të Ndërmarrjes Publike Qendrore për të paguar dënim kontraktues ose dëmshpërblim të likuiduar, nëse dënimi ose dëmshpërblimi tejkalon shumën prej 5.000,00 € (pesë mije euro)”, thuhet në njoftim.

“Me përmirësimin e qeverisjes korporative në Ndërmarrjet Publike dhe përparimit në drejtim të emërimit të bordeve të rregullta dhe menaxhmentit të tyre, konsiderojmë që mekanizmat e kontrollit të vendosura në këto pika tanimë janë të panevojshme”.

Dhe në fund është miratuar edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për Programin për “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”. Në negocimin e kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...